Me 24 shkurt, si pjestar i ekskurzionit te organizuar nga universiteti i Brukselit, e vizitova Luksemburgun e keshtjellave mesjetare. Ishte ne te vertet keshtjell-qytet. Keto mure te larta i jepnin pamje grandioze dhe fantastike Luksemburgut. Natyrisht nuk mungonte edhe pjesa moderne e ketij qyteti. Sipas statistikave boterore, Luksemburgu llogaritet si shteti me i pasur ne boten sipas te ardhurave per nje person. E ajo qe me habiti me teper ishte se mbi 50% e fuqise puntore te Luksemburgut ishin francez, gjerman dhe belg qe punonin gjate javes aty (e hene-e premte). Sipas udheheqesit turistik qe e patem ate dite, Luksemburgu poashtu shquhet per modestine e udheheqesve shteteror. Kryeministri i vendit madje shpeshhere vin ne pune pa truproje, nganjeher eshte aq i lire saqe neper kafene mund te shihet me qytetar te rendomte. Edhe pallatet ministrore ishin pa roje, madje ne lirisht levizem neper oborret e tyre. Fotot ne vazhdim!!
No comments:
Post a Comment